Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

14:56 / January 18, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111111768143639 donaldtrump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Skënder Minxhozi

Në 20 janar mbushet një vit qëkurse presidenti amerikan Donald J. Trump ka marrë detyrën. Në një vit bota ka parë përmbysje epokale që e kanë futur SHBA në kurs përplasjeje me aleatët kryesorë të Perëndimit, si dhe ka asistuar në një ribërje totale të piketave kryesore të  politikës së brendshme dhe asaj të jashtme amerikane, të cilat kanë prodhuar një gjendje të tendosur dhe të amullt në një pjesë të madhe të globit.

Megjithatë kjo është një situatë komplekse që meriton më shumë se një analizë. Mjafton të hedhësh një sy në median botërore dhe rrjetin social për ta kuptuar fermetin dhe ilaritetin që ka prodhuar presidenca Trump në një vit. Në ambjentin shqiptar amullia që ka sjellë ndërrimi i pushtetit në Uashington i ka dhënë hov, siç është në traditën tonë, një vale spekulimesh në lidhje me atë që pritej t’i ndodhte elitave politike e ekonomike të vendit si pasojë e politikës së re të Donald Trump. Së pari merrej e mirëqenë se do të kishte realisht një politikë amerikane për këtë periferi të Evropës që vijon të endet prej tre dekadash në një gjendje pezullie politike, ekonomike e siociale. Mbi të gjitha një rajon që vazhdon të jetë i rrrezikuar nga lojrat e mëdha gjeopolitike.

Së dyti, kur Trump mori detyrën, qenë (dhe ende janë) të shumtë ata që i bënin llogaritë sikur kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë do ta harxhonte një pjesë të mirë të ditës së punës për të vrarë mendjen rreth sherrit të radhës në Kuvendin e Shqipërisë, për këtë apo atë deklaratë të këtij apo atij politikani, ose për këtë apo atë tender që hetohej nga SPAK duke thirrur apo arrestuar këtë apo atë ministër a deputet.

Ka mjaftuar një vit për të kuptuar se ky vizion është në rastin më të mirë i ngushtë dhe naiv. Sepse në harkun e një viti kemi parë të vijnë në Tiranë “sherifa” të Trump në kohë fushatash elektorale të cilët më pas kemi mësuar se ishin paguar me honorare shumë të majme. Kemi parë sesi këta sherifa kanë premtuar përmbysje e rrëzime të mëdha, por në fund kemi mësuar se qeveria ka rritur votat e mandatet e sherifat janë kthyer andej nga erdhën pasi kanë marrë paratë me vete.

Në një vit kemi parë sesi presidenca Trump ka ushqyer fantazinë e shprishur të një pjese të shqiptarëve me pritshmëritë më të mëdha, të pasuara nga zhgënjimet më të hidhura. Aty ku është pritur të bjerë rrufeja ka vijuar të mbretërojë statu quoja, aty ku është njoftuar se do të ketë “pushkatime në masë” janë dëgjuar vetëm fishekzjarrret e kalamajve nëpër lagje. Aty ku është pritur të zbatohet një skenar i madh, nuk është prodhuar as edhe një dramë e vockël nga ato që harrohen për tre ditë.

Shqipëria ka vijuar kursin e saj të përpjekjeve për të dalë nga qerthulli i tejzgjatur i tranzicionit, kurse administrata amerikane ka qendruar, në raport me vendin  tonë, në piketa të ngjashme, në mos identike me atë paraardhëse. Ata që kanë qenë të skeduar të mos shkelin në Amerikë kanë vijuar të jenë të tillë edhe gjatë këtij viti. Ata që kanë kujtuar se drejtësia e re do të merrte fund tani që në krye të SHBA erdhi një politikan me plot hetime e akuza mbi supe, sërish janë zhgënjyer kur kanë parë heetimet Spak ndaj politikës. Kush ka pritur ndëshkime me emër e mbiemër apo rotacione e arrestime nga ato të bujshmet në mes të natës në majën e shtetit dhe pushtetit, është detyruar të tkurrë pritshmëritë e të vazhdojë të presë si plaka Nurihan.

Në këtë optikë futet edhe kjo që po shohim e jetojmë këto orë. Edi Rama duhej të ishte me gjasë në Amerikë “për t’u pyetur si person në dijeni në një hetim”. Madje qarkullonte dhe data e udhëtimit. Ja që ndodhi diçka tjetër. Në vend të fletëthirrjes për në dyert e drejtësisë amerikane, Rama “merr kartë” nga Donald Trump për ringritjen e Gazës. Një zhvillim edhe ky që nuk i fshin automatikisht ato që janë thënë e bërë më parë, por që tregon në mënyrë të thatë e cinike se kur bëhet fjala për amerikanët, përllogaritjet klasike duhen peshuar mirë. Madje shumë mirë.

Sepse ata kanë treguar me fakte më shumë se një herë se dinë të jenë krejt të paparashikueshëm dhe të paklasifikueshëm me kriteret tona provinciale e shpesh qesharake. Sa më shumë kujtojmë se dimë, aq më pak dëshmojmë se dimë. Është pak por e sigurt!

endemik nje vjetori presidences provincializmi trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Trump kërcënon me tarifa 25% për ata që tregtojnë me Iranin, pavarësisht bisedimeve diplomatike me Teheranin

08:13 / February 7, 2026

Trump dëshiron të emërojë aeroportin e Uashingtonit dhe stacionin e trenit të New York-ut me emrin e tij

21:49 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.