Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Njeriu që kombi e ka lënë vetëm

19:50 / November 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1701165438 berishasot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha mund t’ia kursente vetes shkuarjen në Vlorë ditën e sotme. 

Të gjithë do ta gjenin me mendjen e tyre një arsye më të mirë se ajo që ka gjetur ai. Moshën për të mos lëvizur e ka. Prangat i ka si zinxhirë gjylesh nëpër këmbë. “Non grata” në dy nga shtetet më të mëdha të Perëndimit, aleate strategjike të Shqipërisë, është. Opozitën e ka copëtuar dhe nuk i shkon njeri pas. Me gjithë diversionet që bën, as nga Kosova apo Maqedonia e Veriut, nuk ka njeri qejf të identifikohet me të.

Në një farë mënyre kombi ynë e ka lënë vetëm dhe e ka nxjerrë fillimisht si tepëricë politikisht dhe tani dhe biologjikisht.

Askush nuk pret që ai të sillet si burrë shteti dhe të shkojë të respektoj ditën e Pavarësisë në Vlorë, një qytet që ka qenë gati ta shfarosë vetëm pse u ngrit kundër tij.

Por meqë shkoi, së paku duhet të sillej siç sillet dikush që duhet të respektojë ditën e Pavarësisë kombëtare.

Pavarësia e një vendi vjen gjithnjë nga bashkimi i burrave të mëdhenj të një vendi, që vendosin të bëjnë shtetin e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me ne më 1912.

Për këtë arsye në këtë ditë çdokush që shfaqet për të nderuar këtë ditë, flet në emër të bashkimit.

Madje dhe kur është vetëm fare si Sali Berisha, që nuk i shkojnë as deputetët e Vlorës nga pas, përsëri e ka detyrë të flasë në emër të bashkimit, pasi po shkon aty për të respektuar një ditë kur shqiptarët janë bashkuar për të bërë shtetin e tyre.

Ai ashtu i shtrembëruar nga mosha, por më shumë nga ligësia dhe urrejtja brenda vetes, shkoi tek Monumenti i Ismail Qemal Beut dhe u betua që do hakmerrej ndaj kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka kohë që jo për faj të tij, nuk e llogarit më as për rival. E vetmja fjali e tij ishte një përrua psikik urrejtje ndaj një kryeministri në ditën e Pavarësisë.

Më gjeni një tjetër të dytë në gjithë globin që e bën këtë ditën e Pavarësisë.

Ai është i lirë të mos festojë. Është i lirë të mos shkojë në Vlorë. Është i lirë dhe të mos flasë nëse shkon. Askujt nuk do t’i mungojë fjalimi apo prezenca e tij. 

Por me sa duket liria e tij për të qenë njeri normal është e kufizuar. Në ditën e Pavarësisë, ai është i vetmi politikan në botë që është i varur nga urrejtja për kundërshtarët dhe betohet për luftë. Jo për luftë ndaj armiqve të Shqipërisë. Jo ndaj dikujt që na rrezikon pavarësinë. 

E bën ndaj dikujt që i ka hequr këtij njeriu në emër të popullit shqiptar, të drejtën për të qeverisur në këtë vend. Dhe sot ngjan si jashtëqitje e kombit.

baze kombi njeriu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.