Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, përveçse kolege dhe moderatore mjaft të zonjat ndajnë një miqësi shumë të sinqertë prej vitesh.
Së fundmi Arbana, në një intervsitë për “E Diell”, tregoi se si miqësia e saj me Xhemin i ka zbukuruar jetën.
Pavarësisht se nuk kanë mundësi të takohen shpesh, Arbana shprehet se sa herë që takohen ndjejnë sikur nuk janë ndarë kurrë.
“Jemi shumë të lidhura. Xhemi është një njeri që ma plotëson jetën time, është njeri shumë besnik, është tolerante, ka një humor të hollë, më bën shumë për të qeshur. Tani takohemi shumë më rrallë për shkak të impenjimeve, por sa her që takohemi ndjejmë sikur s’jemi ndarë asnjëherë. Jam shumë me fat që e kam.”- u shpreh Arbana.