Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njihuni me bukuroshet që u kanë vjedhur zemrën futbollistëve shqiptarë

20:55 / August 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetare grate futbolliste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është gjithmonë një vend special në tribunat e stadiumeve për familjarët, e veçanërisht për bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve, të cilat shpesh rrëmbejnë vëmendjen ndoshta edhe më shumë se partnerët e tyre që janë në fushën e blertë. Ne të bordo.al po ju sjellim në vëmendje të gjitha bukuroshet që janë bërë ‘kapitene’ të zemrës së futbollistëve shqiptarë.

Fiorenza bashkëshortja e Elsaid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u martua dy javë më parë me partneren dhe nënën e djalit të tij Fiorenza. 25-vjeçari realizoi dasmën në kalanë e Rozafës në Shkodër me rreth 500 të ftuar, ku mes tyre kishte miq e të afërm, ndërsa më i ëmbli dëshmitar ishte djali i tyre tre vjeçar. Bashkëshortja e Elsaid është shpallur miss Shqipëria në vitin 2013.

hysaj

Leonita dhe Granit Xhaka

Leonita është gruaja e futbollistit me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka që luan me kombëtaren e Zvicrës. Graniti dhe Leonita shpallën fejesën 4 vite më parë, ndërsa në korrik të 2017 kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Leonita dhe Granit Xhaka

Rea dhe Ansi Agolli

Kapiteni i Kombëtares shqiptare prej 12 vitesh ka një histori të bukur me atë që është sot bashkëshortja dhe nëna e djalit të tij një vjeçar. Rea është bukuroshja 30 vjeçare nga Tirana me të cilin 37 vjeçari i fushës së blertë ka jetuar një histori dashurie në distancë, duke qenë se për disa vite atij ju desh të jetonte në Baku të Azerbajxhan, ndërsa asaj në Neë York ku ka studiuar dhe jetuar me familjen e saj.

Rea dhe Ansi Agolli

Ornela dhe Andi Lila

Dashuri si në përralla është ajo e futbollistit të Kombëtares Andi Lila dhe bashkëshortes Ornela. Janë njohur që fëmijë në qytetin e tyre të lindjes Kavajë dhe sot numërojnë plot 15 vite dashuri, frut i së cilës janë dy fëmijë djali Ayan dhe vajzën Axa.

Ornela dhe Andi Lila

Kornelia dhe Sokol Cikalleshi

Sërish nga qyteti i Kavajës është edhe talenti tjetër i fushës së blertë Sokol Cikalleshi. Zemrën e shtatlartit të kombëtares shqiptare e ka rrëmbyer bukuroshja me emrin e veçantë Kornelia. Çifti ka një vajzë e cila ka ardhur në jetë më 13 tetor 2017, të quajtur Rajna. Deri tani Rajna me sytë e shkruar është goli më i bukur i 29 vjeçarit.

Kornelia dhe Sokol Cikalleshi

Arbnora dhe Taulant Xhaka

I ulur në gjunjë siç çdo vajzë e ë ndërron futbollisti i propozoi më 30 qershor të fejuarës së tij, për të marrë hapin tjetër të rëndësishëm në lidhjen e tyre: martesën. Aktorja Arbnora është brunia simpatike me të cilën vëllai i vogël i Xhakajve do të lidhë jetën.

Arbnora dhe Taulant Xhaka

Elona dhe Armando Sadiku

Në fund të vitit 2017 futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku shpalli fejesën me partneren e tij Elona. E fejuara e Sadikut është me profesion stomatologe dhe zanafilla e njohjes së çifit ka qenë rrjeti social facebook. / Bordo.al

Elona dhe Armando Sadiku

futbolliste sadiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.