Foshnja që shihni në foton e mëposhtme është Luka, fëmija i parë refugjat ukrainas i lindur jashtë vendit që pas pushtimit rus.
Fëmija lindi në Poloni, aty ku prindërit e tij ishin larguar për një jetë më të sigurt.
Nëna Ksenia, 33 vjeç dhe babai Ruslan Zhuralev, 46-vjeç, u përballën me kushte të tmerrshme dhe të rrezikshme gjatë udhëtimit drejt Polonisë, teksa foshnjës i kishte kaluar data e lindjes.
Luka lindi më 26 shkurt, vetëm një ditë pasi çifti kaloi një largim makthi tetë-orësh për të arritur në kufirin me Poloninë.
Ksenia e kishte planifikuar lindjen e saj ditën kur Vladimir Putin pushtoi ukrainën. Në këto kushte çifti mendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largoheshin pasi spitalet u vendosën në dispozicion të të plagosurve nga lufta.