Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande publikoi sot videoklipin e saj më të ri me titull “7 rings”. Në videoklip Ariana shfaqet me 7 mikeshat e saj të ngushta, mes tyre edhe artistja shqiptare Njomza.
Ka qenë Njomza ajo që e frymëzoi Arianan për këtë këngë, ditën kur ato si mikesha ndodheshin në dyqanin e famshëm të bizhuterive Tiffany’s dhe Ariana u bleu unaza.
Këtë e ka treguar vetë Ariana në një postim në Twitter ku shkruan: “Ishte një ditë e lodhshme në New York. Pimë shumë shampanjë. Bleva unaza për të gjitha. Ishte shumë çmenduri dhe qesharake. Rrugës për në studio Njomza më tha ‘Kjo duhet bërë këngë’. Kështu që e shkruajtëm atë pasdite”.