Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për përhapje të lajmit apo njoftimeve të rreme për tërmetin që ngjallën panik në popullatë.
Hetimet mbi lajmërimin e djeshëm, ku thuhej se në mbrëmje vonë pritej që vendi të goditej nga një tërmet i fortë apo priten përmbytje të mëdha, shkaktoi frikë dhe nisën pas referimit të çështjes nga Drejtoria Vendore e policisë Tiranë.
Sipas informacioneve të marra, grupi hetimor po kryen veprimet për të evidentuar bazën e nxjerrjes së këtij informacioni të rremë dhe autorët.