Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Njohja me Monika Kryemadhin dhe jeta krah saj, Meta: Vitet me të s’kanë qenë të lehta, por të mbushura me ngjarje, gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje për…

23:46 / January 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mona liri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta në një rrëfim të rrallë për emisionin “Opinion” ka treguar edhe për njohjen me Monika Kryemadhi dhe raportet me të.

Ai është shprehur se për herë të parë Kryemadhin e ka takuar ditën që shkoi për të takuar Musa Ulqinin dhe është lidhur me të pas 2-3 vitesh.

Për sa i përket raporteve me të, pasi të dy janë në politikë, Meta tregon se gjithmonë kanë patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, ndërsa shton se vitet me Kryemadhin nuk kanë qenë të lehta por të mbushura me ngjarje.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?

Meta: Atë ditë që shkova e takova Musa Ulqinin.

Fevziu: Pse u lidhët me të?

Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

Fevziu: Është e lehtë që në një familje të dy të merren me politikë?

Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk është e sforcuar.

Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?

Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.

Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.

Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?

Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjermani.

Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?

Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh.

lidhja Meta monen rrefimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.