Deputeti demokrat, Flamur Noka deklaroi se lajmi se Partia Demokratike kishte marrë 500 milionë dollarë nga Rusia për zgjedhjet, ishte një hall personal i ish-kryetarit Lulzim Basha.
I ftuar në “Open”, Noka tha se askush nuk mund të përbaltë PD-në. Ai kërkoi hetim të çështjes.
“Ajo që dua t’ju them sot ju, panelit dhe çdo shqiptari, është e partia Demokratike është krijuar si parti euroatlantike, perëndimore. Çdo gjest, hall person i Bashës s’mundet kurrë të përfshijë PD në këtë tymnajë dhe baltosje. Demokratë si kanë borxh askush këtë përballje. Asgjë nuk e lidh PD dhe demokratët me boshtin serbo-rus. Individi që po flitet, ka hall dhe çështjet e tij. E para që mund t’ju them është çështjes personale. S’ka arsye që të përfshihet PD. Asnjë individ, përfshi dhe Bashën. Nuk mund të përbaltet PD dhe orientimin e saj. Është hall i tij, çështjes e tij.”, tha Noka.
Pyetjes nese i beson ketij lajmi, Noka shtoi: “I them asaj që kam thënë dhe vazhdimisht; hetim, hetim dhe vetëm hetim! Edhe në atë kohë kur doli, pavarësisht se na u servir si sulm nga Edi Rama, kërkuam hetim të plotë dhe të pandashëm. Sot përsëri demokratët kërkojnë një gjë; hetim të pandashëm për të zbardhur deri ën fund këtë fenomen personal të Bashës. Është akt i rëndë, pasi cënon sovranitetin e këtij vendi, pasi ka të bëjë me armikun e Shqipërisë, në nga armike e NATO-s. Hetimi do të zgjasë. DASH ka nxjerrë hetimin, dhe do rihapet hetimi.”.