Banorët patën një nominim më ndryshe në spektaklin e së martës. Ata ishin të ndarë në grupe, ku duhej të zgjidhnin një prej tyre, për të shkuar në televotim. Në njërin prej grupeve ishin së bashku Loredana Brati dhe Joz Marku, ku ky i fundit u nominua nga ish-partnerja.
Kjo shkaktoi debate për faktin se si Lori ka përmendur emrin e Jozit marrë parasysh raportin e tyre. Gerta Gixhari ndërkohë pas spektaklit i kërkoi llogari se si mund ta bënte këtë gjë.
“Fakti që ka ardhur me shpifje, manipulime, ato që ka bërë para syve të mi, më mirë mos ta bënte”, tha Loredana.