Pas deklaratës së Robertit se ai me Norën ishte ndarë, kjo e fundit vendosi të mos reagojë për ndarjen, e deri më sot këngëtarja nuk kishte folur aspak për këtë pjesë duke mos pranuar as intervista.
Por së fundmi në një intervistë për “Prive”, edhe Nora më në fund e ka thënë fjalën e saj. E pyetur nga gazetari nëse ka për të shtuar diçka për ndarjen, ajo u përgjigj: “As edhe një gjë s’kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mira”, tha Nora duke qeshur.