Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid-19, pasi hoqi maskën e tij të oksigjenit dhe këmbënguli se nuk e kishte sëmundjen, ndërsa po trajtohej në një spital në Itali.
I riu i quajtur Luigi Cossellu mohoi ekzistencën e Covid-19 dhe refuzoi të merrte vaksinën.
Mjekët tha se gjendja e 28-vjeçarit ishte e rëndë sapo ai mbërriti në një spital, në jug të Romës.
Megjithatë, Cossellu refuzoi trajtimin dhe hoqi maskën e tij të oksigjenit.
Mjekët ishin në gjendje ta bindnin të vendoste përsëri maskën, por ishte shumë vonë.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai iu dorëzua sëmundjes në ditën e pestë në spital.