Gazetari Bledian Koka, ka folur hapur në lidhje me shkarkimin e Emanuel Egbo nga Tirana. I njohur edhe si një mbështetës i Tiranës, nuk i ka kursyer kritikat. “Tirana i ka parë të gjithë këto vite, duke rënë edhe në Kategorinë e Parë. Edhe Luzi i Vogël e ka mundur 5-1 Tiranën.
Nuk është çudi që e ka mundur Korabi. Nuk kanë nevojë drejtuesit e Tiranës, nuk e them për denigrim, që të djegin shtëpinë për një plesht në jorgan. Egbo nuk është plesht, që të mos keqkuptohem. Nuk hiqet trajneri për dy ndeshje. Dalja jashtë kompeticioni është ajo që shohim. Mendoj se Tirana ka aq këllqe, saqë edhe kur një skuadër është fituese, e heq trajnerin.
E hoqën Allegrin prej strategjisë, edhe pse pati suksese. Edhe Tirana mund ta bëje. Doja të thoja që nuk bëhen këto lojëra. Kjo është një lojë e pandershme, fillimisht me skuadrën, pastaj me trajnerin. Kur e çoi skuadrën në majë, sulmohej kudo. Atij nuk mund t’i mohohen meritat. Është fakt që ngrihen gracka. Është e pacipë të hiqet trajneri kështu”.