Një vajzë quajtur “Mbretëresha e Sheath” ka zbuluar se çfarë është të punosh duke pastruar organet gjenitale të kuajve për të jetuar, një detyrë që gjithkujt mund t’i shkaktonte përzierje në stomak.
Mercedes Hoblin ishte në vitin e tretë në industrinë e kujdesit kur ajo vendosi të bëjë një ndryshim dramatik në karrierë në tetor të vitit të kaluar.
27-vjeçarja, nga Boreham, Essex, duhet të pastrojë organin gjenital të kuajve për një çmim prej 25 paund për kafshë.
“Është një punë e pistë, por dikush duhet ta bëjë këtë“, tha ajo, e cila ka pasur kuaj për vite me radhë.
Mercedes filloi me nxjerrjen e papastërtive (masave të ngurtësuara) nga kuajt e vet në stallat e saj midis vitit 2015 dhe 2017.