Pjesa më e madhe e artistëve janë me pushime gjithë gushtin, dhe kësaj nuk i shpëton as aktori i humorit Agron Llakaj.
Larg kostumeve të skenës dhe me një pamje tipike pushuesi, autori i “Al Pazar” këtë verë është thjesht gjyshi Goni.
Me xhiinse të shkurtra, atlete dhe me mjekër, vetë aktori ka postuar në rrjetet sociale një foto nga pushimet ku shfaqet me nipin e vogël, Teo dhe mbesën Adea. Duar plot dhe më i lumtur se kurrë gjyshi Goni!