Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv mbi emigracionin duke e quajtur “të drejtë, modern dhe ligjor”.
Propozimi mban të pandryshuar numrin e kartave jeshile (Green Card) të lëshuara për rreth 1.1 milionë emigrantë në vit, por do të ndryshojë mënyra e përzgjedhjes së atyre që do të fitojnë të drejtën e pajisjes me të. Prioritet do u jepet individëve me kualifikim të lartë dhe të arsimuar, krahasuar me ata që kanë në SHBA lidhje familjare apo me nevoja humanitare.
Ky plan eliminon plotësisht programin e njohur si Lotaria Amerikane, e që akutalisht jepet çdo vit për 50 mijë njerëz.
“Plani përshpejton lehtësimet për azilkërkuesit legjitim duke eliminuar pretendimet pa merita. Ata që kanë pretendime legjitime do të kthehen menjëherë në shtëpi”, tha Presidenti amerikan.