Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk dorëzoni deklaratat? Kujdes, se tatimet do ju vlerësojnë nga zyra

17:43 / April 29, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
report min
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tatimet kanë njoftuar bizneset së në rastet, kur tatimpaguesi nuk dorëzon në afat një deklaratë tatimore, atëhere ai fillimisht do të njoftohet nga tatimet për mospërmbushjen e këtij detyrimi Brenda pesë ditësh. Nëse Brenda 10 ditëve tatimpaguesit ende nuk e kanë bërë deklarimin, tatimet do të bëjnë  një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative.

Tatimet sqarojnë se do të zbatohet procedura e mëposhtëme, përcaktuar në nenin 71/1 të ligjit nr.9920 datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar:

  • Në çdo rast kur një tatimpagues nuk ka dorëzuar  deklaratën/deklaratat e tij tatimore, për një periudhë tatimore, ai njoftohet nga ana e administratës tatimore me anë të dokumentit “Letër Kujtesë”, për mos përmbushjen e këtij detyrimi.
  • Administrata tatimore i dërgon tatimpaguesit “Letër Kujtesën” brenda 5 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit ligjor të deklarimit, me qëllim për t’i kujtuar tatimpaguesit të dorëzojë brenda 10 ditëve të ardhshme kalendarike, deklaratën e padorëzuar, që i përket një periudhe tatimore.
  • Në rast se mbas kalimit të afatit 10 ditor, nga data e nisjes së “Letër Kujtesës”, tatimpaguesi nuk ka plotësuar detyrimin e tij, për të dërguar apo dorëzuar në administratën tatimore deklaratën e padërguar për një periudhë të caktuar tatimore, administrata tatimore ka detyrimin të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpaguesit, sipas njërës prej metodave alternative, të parashikuara nga neni 72 i Ligjit.
  • Sistemi informatik do të nxjerrë një Njoftim Vlerësimi tatimor nga zyra, i cili i njoftohet automatikisht tatimpaguesit.

Kujdes!

Ky Njoftim Vlerësimi nuk mund të ankimohet në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administrative tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë, që me marrjen e °Njoftim Vlerësimit” të bërë nga ana e administratës tatimore, sipas parashikimit të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore. Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më pare, me t’u bërë ky deklarim, automatikisht anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administratës tatimore.
Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi:
Nëse nga ana e tatimpaguesit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim-vlerësimit tatimor nga zyra, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e e detyrimit lidhur me të, administrata tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore.

Kjo procedurë ndiqet për çdo lloj deklarate tatimore e çdo tatimi lidhur me të. /Monitor

bizneset deklaratat Tatimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.