Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç hedh akuza të forta ndaj ish-oficerit të lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç, duke thënë se ata duan eliminimin e tij. Po ashtu Abazoviç thotë se për ta bërë këtë, ata nuk ka duan para, pasi nuk kanë nevojë për para.
“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta”.
Nga ana tjetër, Abazoviç thekson edhe se është një nder i madh për të që ka drejtuar gishtin në majën e piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka goditur njerëzit drejtpërdrejt në zemër.
“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) në një periudhë të caktuar. Dhe zotërinj, problemi më i vogël. është se ata…Ju e dini që unë kurrë nuk e bëj veten viktimë, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, tha Abazoviç.