Luana Vjollca para disa kohësh njihej si një nga moderatoret e cila merrte shumë tufa me lule, dhe këtu nuk flasim për buqeta të thjeshta, por për kompozime shumë të bukura.
Megjithatë menduam se hoqi dorë nga postime të tilla, por jo.
Në Instastoryn e saj sapo ka publikuar një foto ku duket se i ka ardhur një tufë fantastike me trëndafila. Në fakt ajo falënderon dyqanin e luleve nga kanë ardhur, por se dimë se kush i ka porositur si dhuratë për të! “Pas një dite të lodhshme punë, kjo dhuratë fantastike”, shkruan ajo krahas fotos.Tirananews.al/

