Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nuk e dinë që nënën ia kanë vrarë”, vëllai i Liridonës tregon i përlotur për gjendjen e fëmijëve pas ngjarjes tronditëse

11:30 / December 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leonard 770x394 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanë e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha vëllai i të ndjerës. Ai shtoi se në ditën tragjike i kërkuar motrës që të rrinte në shtëpinë e tyre, por ajo vendosi të shkonte me bashkëshortin.

“Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hangër darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk doja me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka deklaruar Leonard Ademaj. Ai shtoi se në momentin kur ka arritur në QKUK, policia më thanë që duhet me shku në stacionin policor në Dragodan, kur kam arritur aty Naimi ka qenë duke u intervistuar dhe fëmija.

Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinu në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”. Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

“Nuk ka pasur ditë, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj. Ademaj shtoi se “uroj që Liridona të jetë rasti i fundi që ka vdek dhe të mos vritet më asnjë grua”. Ai bëri të ditur se nuk i është lejuar hyrja sot në seancën dëgjimore.

“Nuk kom pas informacion që nuk bënë me qenë në seancë sot, e kemi bërë kërkesën për zhvarrosje. Rivarrimi me ndodh sa më shpejtë është më lehtë për neve si familjarë dhe me na u lehtësua dhimbja. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria”, tha Ademaj. Vëllai i së ndjerës u shpreh se si familje  dyshojnë që motivi i vrasjes të ketë qenë vetëm për shkak të parave.

Kosove liridona ademi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.