Charlize Theron është një grua e bukur dhe një aktore e talentuar, por jeta e saj personale ka qenë gjithmonë një arsye për diskutim publik. Ajo tani është 47 vjeçe, por në planet e saj, martesa nuk ekziston.
Aktorja thotë se “nuk ka nevojë për një bashkëshort” dhe se jeta e saj është e plotë kështu siç është.
Theron ka qenë në disa lidhje me personazhe si Ryan Reynolds, Stephan Jenkins, Sean Penn dhe Stuart Toënsend. Pavarësisht se ka qenë në lidhje të gjata, ajo asnjëherë nuk ka qenë e fejuar dhe as nuk ka dashur të martohej.
“Unë nuk dua të martohem sepse tani institucioni i martesës më duket shumë i njëanshëm dhe dua të jetoj në një vend ku të gjithë kemi të drejta të barabarta”, tha Theron.
“Nuk kam dashur kurrë të martohem. Nuk ka qenë kurrë diçka e rëndësishme për mua”, shtoi aktorja.