Një i moshuar, rreth 80 vjeç, rezulton i humbur në qytetin e Fierit. Aktualisht, ai gjendet në komisariatin e Policisë së Fierit dhe bëhet me dije se ai është gjetur i i vetëm, në lagjen “1 Maji”.
I moshuari nuk mban mend emrin apo adresën ku jeton. Ai është i gjatë rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223.
