Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nuk kanë folur ende për romancën e tyre që tashmë është bërë publike por ama puna e bën dyshen të jetë gjithmonë e më pranë njëri-tjetrit. Krahas ditëve të javës Arbana dhe regjisori i programit me gjasa e kanë kaluar bashkë edhe të dielën e pushimit dhe shkak për këtë janë bërë diçiturat nën fotot e gjithsecilit që nuk duket të jenë kaq rastësore.
“Kush është zgjuar për të punuar të dielave, të ngrejë dorën”, shkruan moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, nën një foto teksa në duar mban edhe disa letra që i ngjajnë një skenari.
Pak orë më pas edhe regjisori e emisionit, Eduart Grishaj ka publikuar një foto duke shkruar nën të: “Na ka lodh kjo puna të dielën”, duke shtuar kështu dyshimet se dyshja e ka kaluar të dielën në shoqërinë e njëri-tjetrit./bordo/