Duket se stadiumi Arena Kombëtare nuk ia ka dalë të përfundojë në kohë punimet për të mirëpritur ndeshjen e 11 qershorit ndaj Moldavisë. Kur mendohej se inaugurimi do të vinte përballë moldavëve ka qenë faqja e UEFA-s e cila ka njoftuar se takimi eliminator për kualifikueset e evropianit 2020, do të zhvillohet në Elbasan Arena.
Kombëtarja do të luajë fillimisht në Island më 8 qershor, kur edhe do të debutojë me Shqipërinë trajneri Edi Reja, ndërsa pas 3 ditëve kuqezinjtë do të presin Moldavinë, por me planet e ndryshuar pasi stadiumi nuk do të arrijë të jetë gati në kohë. Kështu, ndeshjen e ardhshme në Shqipëri, qyteti mirëpritës i Kombëtares është vendosur Elbasani, teksa Edi Reja përsa i përket takimit të parë në Shqipëri do të debutojë në stadiumin Elbasan Arena.
Lexo edhe- A do luhet ndeshja me Moldavinë në “Arenën Kombëtare”?
Mesa duket stadiumi do të jetë gati vetëm për ndeshjen e muajit shtator përballë Islandës, ndërkohë që entuziazmi i tifozerisë është i madh për të luajtur në një impiant modern.
