Blogerja Armina Mevlani ka renditur një më një të gjithë gjërat që vlerëson tek një mashkull. Me anë të disa postimeve në rrjetet e saj sociale, Armina ka treguar edhe shembullin e dashurisë. Jo! Nuk bëhet fjalë për të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha, por për aktorin e njohur, Johny Depp.
Përveç aftësisë si aktor, blogerja shkruan se adhuron mënyrën sesi Depp vishet, rrymën e muzikës dhe shumë detaje të tjera.
“Më pëlqejnë meshkujt me tru. Ai ka qënë dashuria ime e parë platonike që 10 vjeç. Përveç pamjes dhe talentit si aktor, i dashuroja mënyrën sesi vishej, muzikën që dëgjonte, shpirtin artistik dhe faktin që është shenja e Binjakëve si unë. Jam shumë përzgjedhëse kur vjen puna tek meshkujt, kështu që nuk them do një emër tjetër aktori që e kam qejf,”-shkruan Armina.