Arilena Ara u shpall mbrëmë fituese e “Festivalit të Këngës 58” dhe vendin e dytë e zuri Elvana Gjata. Pas këtij rezultati pati shumë diskutime rreth këtij festivalit dhe dhënies së çmimeve. Që pas rezultatit të jurisë, Elvana e cila ishte pretendente më e madhe për të fituar këtë festival nuk ka reaguar në lidhje me çmimin.
Alketa Vejsiu e cila ishte edhe moderatore e këtij evenimenti reagoi nëpermjet një postimi ku i ka uruar suksese Arilenës dhe ka falenderuar Elvanën.
“I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision!
Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.
Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv!
Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!
Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!”: shkruan Alketa.
Nuk e dimë nëse moderatorja do që ‘të rregullojë punët’ me Elvanën me këtë postim, megjithatë po presim reagimin e Elvanës.