Një sherr mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi u përfol në media në muajin maj. Të dy kanë qenë miq të ngushtë por ja që kanë pasur zënka mes tyre.
Mirëpo, Noizy na habiti të gjithëve së fundmi me disa postime në Instastory, ku mes vajzave të tjera, kishte publikuar edhe dy foto të Oriolës, e veshur me linjën e tij të rrobave.
Mesa duket, Noizy nuk i mban mëri modeles, të cilën e publikoi jo një, por dy herë në Instastoryn e tij dhe ne jemi të bindur se gjërat mes dyshes do të rregullohen më shpejt nga ç’e presim.
Vetëm një ditë më parë reperi publikoi këngën “Kallabllak”, e cila po pritej me padurim nga ndjekësit e tij.


