Një 41-vjeçar nga Delvina ka tentuar ti largohet policisë në Qafë Thanë, por pas ndjekjes nga policia është arrestuar. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një sasi prej 3 kg kanabis.
Sipas burimeve zyrtare, E. Ç., 41 vjeç usht duke drejtuar mjetin tip Audi nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe është ndaluar në Elbasan. Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës iu gjet një çantë ku kishte dhe sasinë e drogës.
Njoftimi i policisë
Qafë-Thanë, Pogradec.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.