DPSHTRR përveç shërbime të rëndësishme që ofron për transportin ka një nismë të re mjaft interesante, atë të mjeteve të vjetra në vendin tonë. Një faqe interaktive ku kushdo, e sidomos nostalgjikët mund të shohin mjetet e vjetra që ndodhen në Shqipëri.
Ajo është një platformë online ku të gjithë ndajnë dashurinë për mjetet historike, e mund të sjellin historitë e tyre me foto dhe video me mjete historike.
Përparim Kolasi është mjeshtri me origjinë nga Erseka i cili gjithë dashurinë dhe pasionin ia ka dedikuar mjeteve historike.
I lindur më 1955, një vit më i ri se GAZ-69 i 1954 mjeti i tij i preferuar, u diplomua në Shkollën e Lartë të Oficerëve në 1976, e prej atij viti karriera e tij njohu vetëm ngritje.
Më shumë se tridhjetëedy vite eksperiencë në sektorët e transportit dhe mekanikës, restaurator i shumë mjeteve si: GAZ-69 (prodhim i vitit 1954 ); BJ 212 (prodhim i vitit 1968); M72 (Prodhim i vitit 1970); Jaëa 250/350 (prodhim i viteve 1970); GAZ M-20/Popieda (prodhim i vitit 1848); Motorçikletë MZ 250 (prodhim i vitit 1970-1980), sot secila prej tyre në gjendje pune.
I mbiquajtur nga kolegët dhe bashkëkohësit si “Doktori i Teknikës”, tashmë në pension ia kushton çdo ditë mjeteve të tij dhe studentëve të rinj.
Në koleksion është edhe Guzzi, motori i kuq i prodhuar në 1934, i restauruar nga Rustem Spahiu dhe Ilir Haveri. Apo dhe Skoda Tudor 1101 P, i prodhuar në Çeki në vitin 1948, ka ardhur në Korçë në vitin 1961. Pas 4 vitesh restaurim, sot në gjendje pune.