Xhemi Shehu ishte e ftuar këtë të hënë në “Wake Up”. Teksa fliste për rikthimin e saj në “Portokalli”, ajo u pyet edhe për djemtë e saj dhe arsyen pse i mban larg rrjeteve sociale, duke mos i publikuar.
Moderatorja u shpreh se është supersticioze, pasi kur publikon fotot e tyre në Instagram, ata sëmuren apo iu ndodh ndonjë gjë.
“Jo më larg se dje i nxora dhe nuk e di se çfarë pata. Nuk i kam postuar shumë. Kur ishin më të vegjël kam nxjerrë ndonjë foto me mendimin se rriten e do ndryshojnë, të paktën nuk do njihen e do mbahen mend. Më sëmureshin sa herë i nxjerrja në rrjetet sociale, nuk më hanin bukë, iu hipte temperatura. Dhe besoj shumë te kjo energjia. Qoftë për mirë, qoftë për keq ndikojnë tek ta dhe i kam hequr”, u shpreh Xhemi.