Sfida e rezistencës është shoqëruar dhe me debate nga banorët e “Big Brother VIP”. Luizi është përplasur me Dea Mishelin, e cila vazhdon ende të jetë pjesë e lojës. Sipas Luizit, Dea dhe Amos nuk i shkuan në dasmën me Kiarën për shkak të xhelozisë. Ai zbuloi se Dea i kishte thënë më parë “Pse nuk jam unë nusja”.
Luizi: Je xheloze, je gropë komplet, je e vogël. Ja do e shohim nesër në prime.
Efi: Super xheloze je, dy xheloza bashkë (bashkë me Amosin)
Dea: Xheloze se bëtë ju një dasmë në “Big Brother”?
Efi: Dy njerëz morën super vëmendje atë ditë dhe ju nuk morët pjesë në atë lloj vëmendje dhe ti i paske thënë Luizit “Pse nuk e mora unë”.
Luizi: Po më the në tualet pse nuk jam nusja unë
Dea: Po se kisha nga xhelozia mo. S’kam nerva të diskutoj fare.
Efi: Nuk di të argumentosh
Luizi: S’ke asgjë, s’di asgjë, veç me la rroba edhe të luash me arush edhe të hash makarona.
Dea: Të kemi ty për të na ofenduar. Je ti për të gjitha.
Luizi: Unë ta them të vërtetën në sy.
Dea: Kur ishe aq i lumtur pse e kishe mendjen te unë?
Luizi: Unë as nuk të llogarita hiç.