Situatë e pazakontë, si një lloj sfide, kanë qenë fjalët e para të kreut të KQZ-së, Klement Zguri teksa lexoi dhe dekretin e Metës.
“Unë nuk jam Gjykatë Kushtetuese të shprehem nëse është apo jo i ligjshëm. Për mua është detyrues dhe duhet ta respektoj vullnetin e tij “, tha Zguri.
Në 22 vite tha ai në karrierën e tij nuk kishte hasur në situatë të tillë, edhe pse edhe më herët janë shtyrë datat e zgjedhjeve.
“Nga një anë kam një dekret që çdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe nga ana tjetër kam dy kolegë të mi. Sfida në raport me vlefshmërinë. Kemi dekretin e Presidentit dhe një mbledhje me një rend dite të përcaktuar. Unë besoj që ka një hierarki ligjore. Nuk më ka rënë rasti të ndodhem në një situatë të tillë”, tha ai.
Ai tha se thjesht kolegët duhet të pajtohen me këtë. Ndërkohë që braktisi mbledhjen duke mos dashur të bëhet pjesë e debatit për dekretin e kreut të shtetit.