Mesa duket Einxhel Shkira është e zhgënjyer nga puna e saj e fundit.
Bukuroshja e cila ka punuar deri më sot si prezantuese në televizion, ka hequr dorë pasi sipas fjalëve që ajo shkruan në Instagram, nuk ndihej aspak komode dhe se nuk deshiron të jetë një pjeshkë mbi taka që flet atë çfarë të tjerët duan, duke mos pasur lirinë dhe komditetin.
“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt televiziv, as dua të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më jep kënaqësi, dua që të jem 100% vetvetja dhe mos frenoj gojën brenda kornizës që të tjerët duan t’më fusin. Deri sot dashje pa dashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me stereotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykuese. Por unë e di kush jam dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i radhës,”- shkruan ajo ndër të tjera në Instastory.