Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Pallatin e Brigadave homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski.
Gjatë fjalës së tij Meta ndau mendimin e përbashkët se nuk janë të lumtur me vendimin e BE-së për negociatat, ndërsa tha se palët politike në Shqipëri duhet të bëjnë një lexim realist të kërkesave të Bundestagut.
“Platforma më e mirë mbetet reforma e indikuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim realist nga të gjitha palët në vendin tonë”, tha Meta.
Integrimi tha ai është e vetmja rrugë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Ai tha se kanë diskutuar “për gjallërimin e marrëdhënieve bilaterale akoma më shumë në të gjitha aspektet më konkrete, sidomos për përmirësimin e ndërlidhjes mes vendeve tona përsa i takon dhe infrastrukturës, në mënyrë të veçantë asaj hekurudhore”.