Pasi mbërriti në vendin ku do të mbahet Samiti i BE-së, kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë asnjëherë viktimë dhe se nuk do të ndryshojë korsinë e saj drejt rrugës së BE-së. Po ashtu Rama nënvizoi edhe se nisma rajonale “Open Balkan” është zgjidhja e duhur për të gjithë.
‘Nuk do jemi kurrë viktima, se në këtë rrugë ka një Bullgari atje e një këtu, ne nuk ndryshojmë korsinë tonë. Ajo që duhet të bëjmë është të ndërtojmë Europën në shtëpinë tonë.
Open Balkan është zgjidhja e duhur në këtë situatë ku integrimi do të vijojë pasi nuk alternativë tjetër.
Open Balkan është i hapur për të gjithë. Ne jemi në vendet e para se të gjithë duhet të ngasin makinat e tyre në këtë çështje. Shqipëria po bën rolin e vet, se këtë na kërkojnë fëmijët tanë”.