Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë dritën jeshile për hapjen e transportit publik në vend, duke respektuar disa masa të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, edhe pse nuk dha një datë konkrete se kur do të ccelet.
Nga ana e tyre shoqatat e transportit prej ditësh protestojnë lidhur me kushtet që ata kanë që ky shërbim të nisë.
Ndërkaq, ministrja tha se maskat do të jenë të detyrueshme si për pasagjerët dhe për ata që shërbejnë, fatorinoja dhe shoferi, si dhe disa masa të tjera duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë drejtim.
“Do të vijojë aktiviteti i transportit publik , ndërqytetas dhe brenda qytetit por me disa masa dhe protokolle sigurie të veccanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj këtu se përdorimi i maskës gjatë udhëtimeve në transportin publik, si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë e detyrueshme. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse konstatohet mosrespektimi i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.