Ajaks njihet si një ndër klubet me akademinë më të fortë në botë. Nga shkolla e tyre e futbollit kanë dalë me mijëra talente që kanë kapur majat e futbollit elitar dhe tradita vazhdon.
Në ndeshjen e kësaj jave Ajaks fitoi me rezultatin 6-0 ndaj VVV-Venlo, por në tërësi të gjithë skuadrat, përfshirë edhe moshat e klubit kanë shënuar në total 109 gola.
Janë plot gjashtë ndeshje nga ekipi i parë deri tek moshat U9 që kanë shënuar këtë shifër, ndërsa kanë pësuar 26 gola. Rezultatin më të thellë e arriti ekipi i U11 kundër rivalëve të PSV-së, 31-4. Në tre ndeshje kundër PSV, “Harkëtarët” kanë fituar duke shënuar një total prej 59 golash dhe kanë pësuar 21 të tillë.