Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar masat e reja lëhtësuese që do hyjnë në fuqi nesër. Në një postim në Facebook, Manastirliu shprehet se nga nesër qytetarët nuk do kenë asnjë kufizim në levizje.
Më tej ministrja shprehet se kërrkohet një vetëndergjegjësim nga të gjithë qytetarët dhe duhet zbatuar distancimi fizik dhe higjiena personale.
“🔴🟢 Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor👇 Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake🚰 #LehtësohenMasat #RuajmëSjelljetEKujdesshme #BASHKË kundër 🤜#COVID19🤛”, shkruan ministrja.