Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka konsumuar kafen e mëngjesit me banorë të njësisë nr.2 në Tiranë, ku pyeti anëtaren e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi lidhur me procedurat e shkarkimit të Presidentit.
Pasi Hysi e informoi se nesër përfundon diskutimi në komisionin e ligjeve dhe më pas do i kalojë seancës për krijimin e komisionit për shkarkimin e kreut të shtetit.
“Do çuar deri në fund ai proces, se kjo është një hata kushtetuese dhe institucionale”, tha Rama. Teksa Hysi tha se shkresa nga sekretarja e përgjithshme e Presidentit, Ornela Zonja drejtuar Parlamentit nuk kishte asgjë ligjore, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk ka më P, P-ja ka ikur”, duke nënkuptuar Presidentin.
“Nuk e di kush e ka këshilluar, e kanë shkruar gabim”, tha Hysi, teksa kryeministri Edi Rama duke treguar filxhanin tha “Ja”, duke treguar se këshilluese e Metës është bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Kujtojmë që sot herët në mëngjes, kreu i Shtetit Ilir Meta e quajti të pavlefshëm juridikisht vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që sipas Metës nuk ka të drejtë të shqyrtojë dekretin e një Presidenti.
Lexo edhe- “Zgjedhje imagjinare”, Meta: Kolegji Zgjedhor nuk ka efekt juridik për dekretin