Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nuk ka politikan të paprekshëm/ Balla: Jemi bërë meme, na tallnin kur flisnim për reformën në drejtësi

21:31 / March 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asnjë politikan nuk është më i paprekshëm tashmë, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. 

Ai tha se Partia Socialiste e ka vendosur standart prej 6 vitesh që edhe politikanët e nivelit të lartë të hetohen nëse kanë figurë të pastër.

Në fillimet e këtij procesi, pra të reformës në drejtësi, asnjë nuk kishte besim, madje edhe ishin bërë meme sipas Ballës, por megjithatë tashmë kjo reformë i ka dhënë rezultatet që janë të dukshme.

Balla: Kur shqiptarët na votuan në 2013 na besuan sepse një ndër angazhimet tona më të pa diskutueshme ishte lufta kundër korrupsionit dhe në fakt unë personalisht mund të jem bërë i bezdisshëm për publikun sepse i referohesha vendeve të tjera, i referohesha Rumanisë nga e cila kemi marrë si shembull SPAK-un. Ka qenë i panumërt numri i dosjeve që u dërguan në prokurori, me besimin që do të bënte punën e vetë por kjo gjë nuk ndodhi. Në 2014 filluam reformën në drejtësi, zgjati mori dy vite dhe në 22 korrik 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe paketa e parë e reformës në drejtësi. U votua me konsensus ku nuk mund të mos përmend rolin e pazëvendësueshëm rolin e partnerëve evropianë dhe amerikanë. Ndërtimi i këtyre institucioneve kërkoi kohë. Edhe na kanë tallur e bërë meme, në 2016 teksa ngrinim themelet e drejtësisë së re kishte meme ndaj nesh. Unë sot kam pasur përballë Dumani dhe bie dakord pjesërisht kur thuhet për rezultate domethënëse. Sot nuk është gjë e rrallë që politikani të shkojë tek prokurori. E vërteta është që ke çdo ditë personazh politik që shko në SPAK, mendoj që kam qenë një nga zërat më të dukshëm të denoncimit të korrupsionit të asaj kohe dhe e vazhdoj këtë gjë. Reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet e veta sot kemi dy objektiva luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e vërteta është se paprekshmëri politike nuk ka më. Standarti që ka vendosur PS-ja është prej 6 vitesh. Që në 2016 ishte rasti i parë, një politikan i nivelit të lartë të PS-së.

balla paprekshem politikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.