Një vrasje është shënuar këtë të mërkurë në Fushë-Krujë, një zonë e njohur për përplasjet mes bandave. 55-vjeçari Luan Hushi pas një sherri me Klodian Keqin, mbeti i plagosur dhe për pasojë u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, por aty ndërroi jetë. Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh, por ende nuk dihen rrethanat. Keqi dhe Hushi janë bashkëfshatarë.
Postime te ngjashme
Add A Comment