Një tërmet tjetër me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë para pak minutash. Sipas të dhënave të ESMC-së epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Brescine.
Thellësia e tij ka qenë rreth 10 km, dhe deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale.
Mëngjesin e ditës së sotme vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Sisak-Moslavina rreth 38 km në juglindje të Zagrebit.