Artisti ikonik, Ricky Martin po përballet me një denoncim të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar. Policia nuk ka dashur të bëjë të ditur emrin e personit. Denoncimi u depozitua të premten në një stacion policie në San Juan, Porto Riko. Edward Ramirez i cili është zëdhënësi i policisë iu drejtua shtypit dhe përmendi se informacioni duke përfshirë se kush e ka bërë denoncimin dhe detajet e akuzave nuk janë publike, duke pasur parasysh natyrën e denoncimit.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment