Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinasi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua këtë të enjte zbatimi i projektit për zgjerimin e kapaciteteve, si dhe transformimi në tërësi të gjithë hapësirës, sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.

Investimi i përmbyllur me sukses të plotë, i cili krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, erdhi si nevojë e rritjes nga viti në vit të fluksit të udhëtarëve, që aktualisht po vendos rekorde me shifra të paimagjinueshme deri para pak kohësh.

Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë. Gazetari Blendi Fevziu pa nga afër këto investime. Ai u ndal mes të tjerash tek skanerat e teknologjisë e fundit, që për ata të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, lajmi i mirë është që kur ta bëjnë këtë nuk do kenë më nevojë të hapin çantat…

Blendi Fevziu: Çfarë është ky, është skaneri i ri?

Ilirjan Lame: Ky është skaner i ri i teknologjisë së fundit. Është skaner tre dimensional.

Blendi Fevziu: Është nga ato që nuk do të nxjerrësh as kompjuter as iPad?

Ilirjan Lame: Mund t’i mbash edhe lëngjet, edhe parfumet, sepse detekton qoftë lëndët organike…

Blendi Fevziu: Pra ti nuk ke nevojë ta hapësh çantë?

Ilirjan Lame: Nuk ke nevojë dhe koha e detektimit të valixhes vetë, bie nga 20 në 15 sekonda.

Lame tregoi më shume edhe për pajisjet e kontrollit automatik të pasaportave.

Ilirjan Lame: Një inovacion të jashtëzakonshëm që ne bëmë këtu që vjet ishte shtimi i kontrollit të automatik të pasaportave.

Blendi Fevziu: Është për shqiptarët apo të huajt?

Ilirjan Lame: Në nisje është për të huajt, nuk është për shqiptarët. Është për pasaportat Schengen, BE, Zvicra, Amerika, Britania.

Blendi Fevziu: Pra ata do t’i shmangen radhës, policisë.

Ilirjan Lame: Sigurisht ata i shmangin kur marrin me vete pasaportën, sepse me kartë identiteti do detyrohen të kalojnë kontroll manual. Këto pajisje nuk lexojnë kartë identiteti, lexojnë vetëm pasaporta.

Blendi Fevziu: Po shtetasit e vendeve të Ballkanit të Hapur?

Ilirjan Lame: Po punohet që edhe ata ne t’i përfshijmë tek zona e mbërritjeve. Por tek nisjet duhet të bëjnë të njëjtën procedurë që bëjnë shqiptarët.

Aeroporti skanim transformim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.