Një grua, e cila nuk mban mend emrin e saj dhe adresën e banimit, është gjetur në rrugë gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Durrës.
Ajo nuk ka një mjet identifikimi, ndërsa Policia ka dhënë disa detaje që mund ta lidhin atë me familjarët.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme. Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse. Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.”