Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur deklaratës së Luiza Gegës, e cila ka thënë se qeveria nuk ia ka dhënë shpërblimet.
”Ne qeveria, Ministra e Arsimit është tërësisht e angazhuar në mbështetjen ekspertëve elitarë, janë edhe të mbështetur nga të gjitha aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direkte me gradën e përcaktuar, do të vijojmë ta mbështesim, ku ka pasur arritje të larta, e kemi mbështetur për arritjet e saj, 13 shpërblime, do të vijojmë ta vlerësojmë. Këtë vit kemi lojërat olimpike të Parisit. Do të vijojë mbështetja për të”,-tha Manastirliu.
Luiza Gega thotë se rekordet nuk i njihen nga MAS, ndërsa shpërblimi iu premtua nga Edi Rama. Ajo i referohej një shpërblimi prej 6 milion lekësh të vjetra që nuk i është dhënë me arsyetimin se nuk ka patur kontroll.