“Sot nuk mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që mos t’iu jap mundësi të shmangin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe skandali i AKSH-it”, thotë Ervin Salianji për Report Tv, në lidhje me mospjesëmarrjen në takim. Nga hera e fundit në mbledhjen e kryesisë, pjesë më e madhe e debateve u zhvilluan lidhur me takimet e Salianjit me qytetarët jashtë programit të partisë. Sot Berisha paralajmëroi përjashtimin e tij nga PD pas takimit që Salianji organizoi me qytetarët në Elbasan, për të cilin akuzohet se ka bashkëpunuar me kreun e bandës së qytetit, Suel Çela.
Postime te ngjashme
Add A Comment
