Këto janë orët e fundit për dy partitë më të mëdha politike në vend, PS dhe PD. Nga selia blu ka pasur më shumë rrjedhje informacioni, ndërsa nga PS më pak.
Mirëpo gazetari Muhamed Veliu bëri me dije nga burime renda selisë rozë, se listën e Tiranës do ta udhëheqë inxhinierja Luljeta Bozo, ndërsa Najada Çomo do të jetë e dyta.
Ndërkaq, bëhet me dije se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të renditet e pesta.
Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati, të dy drejtues politikë në qarkun e Tiranës do të jenë në listën e Tiranës 17-18.