Edhe javën e fundit ka patur dhunë në ndeshjet e futbollit. Dibranët akuzojnë se në përballjen me Erzenin në Shijak vendasit kanë ushtruar dhunë mbi skuadrën mike, duke vijuar kështu serinë e konflikteve mes dy klubeve të futbollit, në Kategorinë e Parë.
Në një postim të Futboll Klub Korabi thuhet:
“Këto pamje të turpshme dhe anti sportive ndoshën sot në Shijak, portieri Vata, lojtarët Zuna, Teqja dhe Kacmoli i cili u ndëshkua me karton të kuq nga stoli kanë goditur lojtarët tonë në sy të vëzhguesit dhe delegatit të FSHF.
Denoncojmë publikisht dhunën e ushtruar dhe ju bëjmë thirrje institucioneve dhe medias sportive të reagojnë për të parandaluar veprime të tilla dhe të merren masat e nevojshme për të parandaluar situata të pakëndshme në të ardhmen!
Turp!”, shkruajnë dibranët.