Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real story”, në “News 24”, ka debatuar me analistin, Fatos Lubonja,
Ndërsa kryemadhi përmendi shkollimin e fëmijëve të saj në Londër, Lubonja tha se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.
Kjo ka revoltuar Kryemadhin, e cila ka thënë se është e gabuar fakti që i fusim të gjithë në një kazan.
Pjesë nga debati:
Lubonja: Logjika që na çoi këtu ishte që “ne t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.
Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. Nuk ndjehem keq pse vajza ime shkollohet për matematikë në Londër, se kush do ma shkollonte këtu.
Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Pse bën këtë lëmsh, po flasim për gjithë klasën politike.
Kryemadhi: Siç ke ndërtuar ti pallate te vila jote, kam ndërtuar edhe unë. Unë kam pas një mundësi, që ma kanë dhënë prindërit.
Lubonja: Atëherë mos u anko për Edi Ramën fare. Fol me Skënderin tani, se unë mbarova.
Kryemadhi: Makineria e propagandës është shumë e madhe, sa të mbyt. Unë nuk jam si Edi Rama, kam kontribuuar më shumë se ai, se kam qenë e sulmuar si bashkëshortja e Ilir Metës. Ndërsa Edi Rama ka kaq shumë vite në pushtet dhe askush nuk flet për koncesionet e tij.
Lubonja: Po pse tani u bënë ato, po kur ishe ti në pushtet.
Kryemadhi: Nga 2013-2015 qeverisja ka funksionuar në mënyrë perfekte.
“Nuk do të thotë gjë sepse jemi në kohën që Turqia që ka hapur negociatat dhe prapë nuk pyet askënd dhe shkon e hap luftë në Siri.
Pra, edhe me negociata mund të kemi diktatorë.
Turqia ka më shumë se 30 vjet që pret dhe negociatat nuk janë asgjë. Kjo është të delegosh përgjegjësitë e tu te negociatat.
Erdoganin e ke në Turqi, që edhe pse Turqia ka hapur negociatat, ka tipare diktatoriale.
Tani na thotë Monika se jam penguar se fëmijët e mi kanë shkuar në Angli për studime”, tha Lubonja.
“U tha që në fillim se zgjedhjet janë zgjidhja është problematike.
Kjo opozitë ka dalë nga parlamenti me pretendimin se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, sepse kemi narko-shtet.
Nuk bëhen dot zgjedhje të lira, sepse është një shtet ku krimineli bashkëpunon me zyrtarë etj.
Mendimi im është që rezultati i zgjedhjeve me abstenimin e madh ndaj Ramës, ka ndikuar se ore mund t’ia marrim me zgjedhje ne postin këtij kryeministri.
Duhet pra të pastrojmë Shqipërinë nga krimi dhe bandat që kanë kapur shtetin.
Edi Rama më 2013 ka thënë se në Shqipëri nuk jeton dot ndershmërisht.
Rama tha më tej se është sistemi që prish njerëzit.
Tani Edi Rama i fitoi zgjedhjet më 2013.
Për mua nuk e ndryshoj fare sistemin, por e kalëroi dhe e coi edhe më keq”, deklaroi Lubonja.